Ndeshja Butrinti–Memaliaj, zbardhet arsyeja e sherrit midis futbollistit dhe trajnerëve. 21-vjeçari përfundoi në spital

8 months ago 5

Një futbollist 21-vjeçar i ekipit të Butrintit është dhunuar fizikisht nga trajnerët e tij. Ngjarja sipas burimeve të Balkanweb ka ndodhur të enjten pas ndeshjes Butrinti–Memaliaj.

Mësohet se futbollisti Albi Selimaj, pjesë e ekipit nuk ishte angazhuar në këtë ndeshje nga trajnerët e tij dhe kjo është bërë shkak që ai i ka kërkuar llogari Neritan Novit.

Pas kësaj, ka nisur sherri mes tyre, ndërsa futbollisti është goditur me grushte duke përfunduar në spital. I gjithë sherri është regjistruar në dhomat e zhveshjes.

Sqarimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje, menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. S., 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë. Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.  Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Neritan NoviNeritan Novi
Diogjen MucaDiogjen Muca
Albi SelimajAlbi Selimaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article