Ndeshja në Tv Klan/ Alban Xhihani zbulon personazhin surprizë që do të jetë në komentim

1 year ago 62
19:12 10/09/2023

Në orën 20:05 në ekranin e Tv Klan nis maratona e transmetimit për sfidën Shqipëri-Poloni, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

Me surpriza dhe emocione do të përcillet kjo ndeshje nën komentin e Alban Xhihanit dhe ish-futbollistit të kombëtares, Andi Lila.

Por dyshes së përhershme të komentatorëve do t’i shtohen edhe 2 të tjerë, njëri prej të cilëve ka lënë gjurmë me golin që i ka shënuar Greqisë në vitin 2004.

Ai është Adrian Aliaj, i cili së bashku me Florian Myrtaj do t’i bashkohen Alban Xhihanit dhe Andi Lilës në komentim mbrëmjen e sotme.

Në një prononcim për gazetaren e Klan News, Viola Spiro, përpara se të hyjnë në dhomën e komentimit, Xhihani tha se sonte është momenti për të thyer mallkimin ndaj Polonisë dhe Shqipëria të marrë pikë të vlefshme.

“Vijmë nga 8 humbje radhazi përballë Polonisë. Nuk mund të vazhdojë pafund seria e humbjeve. Unë mendoj që sot është dita kur kjo seri prej 8 humbjesh radhazi ka ardhur momenti dhe për t’u thyer, për t’u prish ky mallkim. Ne i kemi shanset”, u shpreh Alban Xhihani.

Ndërsa ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, kërkon sot një fitore ndaj Polonisë.

“Kemi këta djem të mrekullueshëm që shpresoj shumë që sot të na dhurojnë emocione të jashtëzakonshme dhe pse jo të na dhurojnë një fitore historike që e presim të gjithë. Një stadium i tejmbushur dhe një Shqiptari anembanë botës është sy e vesh sot tek ne dhe tek stadiumi i Tiranës. Patjetër që ne duam një fitore që të na jepte shumë shanse për të shkuar në Gjermani”, tha Andi Lila.

Si gjithmonë, ndeshja Shqipëri-Poloni do të transmetohet në ekranin kampion Tv Klan.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article