Ndeshje shumë e rëndësishme për Gjilanin dhe Fushë Kosovën, formacionet zyrtare

6 months ago 3

Gjilani është nikoqir i Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 28-të në Albi Mall Superligë.

Fitorja është detyrim si për Gjilanin ashtu edhe për Fushë Kosovën, pasi gjendjen në tabelë nuk e kanë aspak të mirë.

Aktualisht Gjilani zë vendin e tetë në tabelë me 27 pikë, shtatë më shumë se Fushë Kosova e vendit të nëntë.

Të dyja skuadrat kërkojnë tre pikët, Gjilani për t’i ikur zonës së barazhit dhe për ta lënë mbrapa Fushë Kosovën, derisa mysafirët për t’i shtuar gjasat për mbijetesë.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Bllaca, Kqiku, Roganovic, Bajrami, Ismajli, Ackq, Shabani, Heric, Bilalli, Basa, Jarovic.

Fushë Kosova: Borsellini, Ivkic, Ajdini, Berisha, Krasniqi, Kastrati, Kote, Skrijelj, Hasani, Islami, Kojasevic.

/Telegrafi/ 

Read Entire Article