Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën e 4 shtatorit zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës dhe Polonisë më 10 shtator në “Air Albania” të Tiranës, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë si zakonisht tashmë në Tiranë dhe të gjitha seancat stërvitore apo edhe konferencat për shtyp të lojtarëve do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.
Stafi teknik i Kombëtares me në krye trajnerin Silvinjo do të nisë menjëherë punën, ndërsa një pjesë e lojtarëve do të jenë nën urdhra që të dielën në mbrëmje. I gjithë grupi prej 25 lojtarësh do të jete i plotë të hënën dhe do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në orët e pasdites në fushën e Shtëpisë së Futbollit.
Sakaq, skuadra kuqezi do të stërvitet edhe të martën në Tiranë ndërkohë që të mërkurën do të udhëtojë drejt Pragës dhe të enjten do të luajë ndeshjen e parë të shtatorit ndaj Republikës Çeke.
Më datë 8 shtator Kombëtarja do të kthehet në Tiranë për të vijuar me përgatitjet dhe me datën 10 do të përballet me Poloninë në Tiranë në sfidën tjetër vendimtare./tvklan.al
Të ngjashme