Ndezi zjarrin për t’u ngrohur, pamjet nga kasollja e shkrumbuar ku gjeti vdekjen çobani në Kolonjë

9 months ago 8

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku gjeti vdekjen 49-vjeçari në Kolonjë, i cili u dogj në kasollen e bagëtive. Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga vendi i ngjarjes, në fshatin Oseckë. Çobani, shtetasi me inicialet A. V., kishte ndezur gjatë natës një zjarr për t’u ngrohur në kasollen afër stanit, ku edhe do të flinte.

Mbrëmjen e së mërkurës ai është kthyer në orët e vona të natës në kasolle dhe sipas policisë dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Më pas ka ndezur zjarrin për t’u ngrohur por flakët janë shpërndarë me shpejtësi në të gjithë kasollen.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article