Ndodh për herë të parë në Serie A: Lojtari i Juventusit do të mbajë një kamerë në trup gjatë ngrohjes për ndeshjen ndaj Napolit

10 months ago 44

 Lojtari i Juventusit do të mbajë një kamerë në trup gjatë ngrohjes për ndeshjen ndaj Napolit

Të premten mbrëma, kamerat e trupit do të testohen për herë të parë në Serie A dhe njërën prej tyre do ta mbajë një lojtar i Juventusit gjatë ngrohjes për ndeshjen kundër Napolit.

Pamjet e kamerës së trupit do të ofrojnë një këndvështrim të ri të asaj që po ndodh në fushën e stadiumit Allianz në Torino.

Është një pajisje e vogël dhe e lehtë që është e fiksuar në jelekët GPS të veshur nga lojtarët dhe që “shikon” përmes një vrime të vogël në fanellë.

A new point of view for #JuveNapoli 📽️👀 pic.twitter.com/UBuBmmD8fm

— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) December 7, 2023

Aktualisht IFAB nuk i lejon kamerat e trupit në ndeshjet konkurruese, por kjo do të jetë një mundësi për DAZN që t’i testojë ato gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta.

Juventus tashmë ka shpërndarë një video të kamerës së futbollistit Samuel Iling-Junior gjatë stërvitjes. /Telegrafi/

Read Entire Article