Ndryshime radikale në qeveri e Parlament?/ Spiropali: Unë dhe 3/4 e ministrave e deputetëve mund të mos jemi më

4 months ago 16

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ka deklaruar sot se treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jenë më në vitin 2025, përfshirë edhe atë vetë.

Në një intervistë në Top Channel, Spiropali tha se Parlamenti ka gjithë tagrin dhe hapësirën që ia jep Kushtetuta që të mundësojë që ekzekutivi dhe institucionet të raportojnë për disa çështje që janë “në sytë e të gjithëve”, si për shembull raporti i BE me rekomandimet përkatëse.

Sipas saj kjo nuk është një çështje individësh apo identikitesh, teksa shtoi se ajo vetë mund të mos jetë në Parlament apo qeveri, ashtu si treçereku i qeverisë dhe Parlamentit aktual.

“Nuk është çështje kohe, është çështje objektivi se ku do të arrish. Ky sesion mbaron shumë shpejt dhe nis edhe sesioni i fundit për këtë legjislaturë. Gjykuam që duhet tani. Komisioni për Mirëqeverisjen është një komision që ka për synim që të dalë me një plan veprimi.

Parlamenti ka gjithë tagrin dhe hapësirën që ia jep Kushtetuta që të mundësojë që si ekzekutivi, institucionet e pavarura dhe ato të krijuara me ligj të raportojnë për disa çështje që janë aty në sytë e të gjithëve: raporti i BE-së me rekomandimet përkatëse. Kjo për ne nuk është çështje individësh apo identikitesh. Unë jam, mund të mos jem në Parlament apo në qeveri.

Treçereku i qeverisë apo i Parlamentit është dhe mund të mos jetë në Qeveri apo në Parlament. Ajo që mbetet dhe është e pandryshueshme është dëshira, vullneti dhe puna jonë për të lënë një Shqipëri më të fortë”, u shpreh Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article