Ndryshimet në qeveri/ Shehi: Nuk ka figura politike, u gjen njerëzve punë si ministra. Rama ka krijuar distancë me qeverisjen

9 months ago 48

Duke komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, politikani Dashamir Shehi tha në “Open” në News 24, se në qeverinë aktuale të Edi Ramës nuk ka asgjë politike dhe se kreu i qeverisë ka krijuar një distancë.

“Sa herë i është tek i ka ndryshuar ministritë. Ka vite që në qeveritë shqiptare, ndryshimi i një ministri nuk ka një vlerë reale. Kryeministri, ky i fundit ka krijuar një distancë kaq të madhe me qeverinë sa duket sikur heq një drejtor. Mënyra se si e koncepton shtetin, ky i gjen punë njeriut. Ky do marrin vendime të rëndësishme meqë është viti i fundit dhe do të afektojë buxhete. Këtij i duhet skuadra e vjetër e bashkisë.

Nuk është se ka një dramë të madhe në këtë mes. Qeveria e tij nuk ka peshë politike. Asnjë prej tyre nuk ka një peshë politike brenda Partisë Socialiste, hiq atë që ka vendosur në Ministrinë e Brendshme. Qeveria Berisha kishte një peshë politike, megjithë defektet. Ky s’ka asgjë politike dhe u gjen punë dhe e bashkon. Brenda kësaj qeverie nuk ka asnjë lidhje organike. Mirë nuk e do Kulturën. Po çoje te Ministria e Arsimit, do të ishte më e fisme. Ky sajon ministri. Ky nuk ka ministri pune”, tha Shehi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article