Në fillim Vis Martinaj, tani Ervin Mata dhe Erzen Breçani: Si ia kanë zënë grykën Berishës, kriminelët më të rrezikshëm në vend

10 months ago 9

Sali Berisha shfaqet me pathos në media çdo ditë, si një njeri që denoncon korrupsionin dhe krimin në vend.

Por mjaftojnë dy raste, për të kuptuar sa hipokrit është, përveçse i kapur kokë e këmbë nga krimi, ai vetë.

Rasti i parë është ai i Ervis Martinajt, njeriut që u ngrit në krye të piramidës së krimit në Shqipëri, pikërisht falë lidhjeve me Berishët.

Ai është nip në familjen e tyre dhe me paratë e krimit, financonte fushatat e Berishës.

Kur përmendej emri i tij në media, mediat e familjes Berisha e qepnin gojën.

Madje dhe kur u tha se ishte vrarë.

Rasti i dytë është ky i fundit, i Erzen Breçanit dhe Ervin Matës.

Sërish Berisha dhe mediat e tij, e kanë kyçur gojën dhe nuk “denoncojnë”, nuk shkruajnë, nuk flasin asnjë fjalë, pasi dihen lidhjet me ta.

Tani le të dalë Berisha dhe të denoncojë kriminelët.

Po a e beson njeri, kur ai është palë me krimin dhe financohet me kriminelët më të mëdhenj dhe më të rrezikshëm në vend, që jo vetëm kanë përmbysur Europën me drogë, por kryejnë dhe shantazhe e vrasje!?/Gazeta Tema

Read Entire Article