Në gjendje të dehur dhunoi vajzën, nënën dhe vëllanë, pranga 45-vjeçarit në Bulqizë

8 months ago 43

Parandalohet përshkallëzimi i një rasti dhunë në familje në Bulqizë.

Një 45-vjeçar në gjendje të dehur ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Radovesh të Bulqizës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISE
Bulqizë/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti dhune në familje. Në gjendje të dehur, ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Radovesh, po ndodhte një konflikt i ashpër në familjen e shtetasit A.D., menjëherë shkuan në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve të shpejta profesionale, u parandalua përshallëzimi i konfliktit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., 45 vjeç, banues në fshatin Radovesh, Bulqizë. Ky shtetas, në gjendje të dehur u konfliktua dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article