Elson Reçi, i kërkuar ndërkombëtarisht, është arrestuar në Dubai dhe është në pritje të ekstradimit në Shqipëri. Arrestimi i tij është realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe atyre të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas informacionit të fundit nga Policia e Shtetit, bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi ka qenë kyç në kapjen e Reçit. Ky arrestim u bë i mundur përmes një koordinimi të përpjekjeve të përbashkëta nga të dyja agjencitë ndërkombëtare të rendit.
Reçi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar për të masën e sigurimit “arrest në burg” më datë 15.05.2024. Ai përballet me akuzat për vrasje për hakmarrje, sigurimin e kushteve dhe mjeteve për vrasje, mbajtje dhe prodhim të armëve dhe municioneve pa leje, si dhe kultivim të bimëve narkotike. Këto akuza janë të lidhura me aktivitete kriminale të realizuara në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë zbuluar se Reçi ka organizuar dhe siguruar kushtet për vrasjen e Preng Gjinit, një krim që është bërë për të mbajtur hakmarrjen për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb