“Në ndeshje të tilla dënoheni”, Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

5 months ago 21

Erik ten Hag i ka dalur në mbrojtje aftësive të Casemiros për të luajtur në qendër të mbrojtjes pas gabimit të tij brutal që bëri që Arsenali të shënoi golin e fitores ndaj Manchester Unitedin.

Mesfushori brazilian ishte shumë i ngadaltë për t’u larguar nga zona e penalltisë dhe e shkatërroi tërësisht vijën defanzive të ‘Djajve të Kuq’, duke i ndihmuar Kai Havertzit të krijonte golin.

Pas ndeshjes, Ten Hag u pyet për paraqitjet e fundit të Casemiros në këtë pozicion krejtësisht të ri për të.

“Ishte një detaj i vogël, një gabim dhe pësohet goli. Para asaj në posedim ne kemi mundur të bëjmë më mirë. Ka të bëjë me detajet”.

“Ai mund të luajë në mbrojtje. Të hënën, natyrisht nuk ishte nata e tij por kolektivisht ishte një paraqitje e dobët”.

Ai tha se ishte jo diçka e natyrshme për një mesfushor si Casemiro që të bëjë gabime të tilla në mbrojtje.

“Ne kemi folur gjatë tërë sezonit për këtë. Të kesh një mbrojtje që luan së bashku rregullisht dhe të kesh një rutinë është natyrisht më mirë”.

“Ju duhet të keni lojtarë që kanë besim të luajnë aty, ne kemi lojtarë në pozita që nuk i kemi përdorur më herët dhe ata bëjnë gabime. Në ndeshje të tilla dënoheni”, përfundoi tekniku holandez./Telegrafi/

Read Entire Article