Në pritje të shortit Euro 2024, Gjermania dhe Spanja “mankthi” i kuqezinjve

10 months ago 51
23:33 01/12/2023

Në orën 18:00 të së shtunës, Shqipëria do të mësojë kundërshtarët në grup në kampionatin europian Gjermani 2024. E pozicionuar në vazon 2, kuqezinjtë e Silvinjos do të shmangin përballjet me Hungarinë, Danimarkën, Austrinë, me Turqinë dhe Rumaninë.

Referuar shifrave, Shqipëria është përfaqësuesja më pak favorite pasi ka një bilanc negativ në përballjet zyrtare me skuadrat e tjera të kualifikuara.

Kombëtarja me të cilën jemi përballur më shpesh është Gjermania, me 13 humbje, 1 barazim dhe 38 gola të pësuar. Më pas vjen Spanja, me 9 humbje nga 9 sfida dhe 34 gola të pësuar.

Franca është kombëtarja e tretë me të cilën jemi ndeshur më shumë. me “gjelat” që nga 9 takime, na kanë mundur 7 herë e ne kemi fituar 1 herë. Më pas vijnë, Anglia, Portugalia, Serbia dhe Zvicra.

Në këto kualifikuese, kuqezinjtë e Silvinjos kanë treguar soliditet në mbrojtje. Shqipëria doli përfaqësuesja e tretë me mbrojtjen më të mirë, me 4 gola të pësuar nga 8 ndeshje, sa Kroacia, Anglia dhe Belgjika.

Më mirë se sa djemtë e Silvinjos, vetëm Portugalia e Franca. Shorti që do të hidhet në Hamburg do të transmetohet në televizionin Klan, ashtu si edhe ndeshjet e kombëtares në Gjermani 2024.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article