Në reanimacion pas arrestimit, ndërron jetë në spitalin e Durrësit një i burgosur

9 months ago 19

Një i burgosur i identifikuar si Dritan Zhura ka ndërruar jetë sot në spitalin e Durrësit.

Burime nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Durrës konfirmojnë se Zhura ka ndërruar jetë në spital, pasi prej muajsh ishte në reanimacion në gjendje të rëndë.

Sipas të njëjtave burime, Zhura nuk ka qenë asnjë ditë në institucionin e vuajtjes së dënimit, pasi që nga momenti i arrestimit në kuadër të operacionit “Tempulli” ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nën kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article