“Në regjime putiniste bëhen programe 10 vjeçare”, Nesho: Zgjedhjet janë vetëm për shou

9 months ago 31

Diplomati i njohur Agim Nesho, i ftuar në “Open” në News 24, tha se në Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zgjidhet edhe për disa mandate të tjera dhe se votimet në regjime të tilla janë për të legjitimuar pushtetin.

“Jo një mandat, e ka llogaritur të marrë edhe dy mandate të tjera pas këtij deri në 2036 pasi do të kandidojë si i pavarur. Ky është një shou. Këto janë regjime putineste që bëjnë programe 10 vjeçare dhe e shohim në teokraci të vendeve të Gjirit pasi nuk ka ndryshime të elitave dhe njerëzit nuk ndryshojnë.

Kjo është ajo demokraci që përdor zgjedhjet për të krijuar imazhin se ka legjitimitetin e institucioneve. Kjo është fatkeqësia që po e shohim në këto 30 vite, të këtij tranzicioni të shkurtër dhe po i mbyllet rubineti dhe po rikthehemi në kohët e vjetra. Ky është parashikimi për Evropën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article