Nën hetim për korrupsion, Berisha: Do ta bëja sërish

1 year ago 27

Ish-kryeministri Sali Berisha në kundërpërgjigje të akuzës për korrupsion pasiv, ka deklaruar se nëse akuza është për shtytjen e afatit të përdorimit të bonove të privatimizimit për përfitimin e 64 pronarëve të tokave, do ta bënte sërish.

“Nëse unë akuzohem për korrupsion se kam vendosur shtytjen e afatit të përdorimit të bonove të privatimizimit, nga e cila kanë përfituar 64 pronarë, grup të cilit qeveria dhe shteti shqiptar u detyrohej me ligj minimumi 1 milion e 50 mijë euro për tre vite me radhë qira sepse nuk ua lironte mafia tokën, këtë do ta bëja 1000 herë. Kjo është e gjitha. 

Të akuzohem se i ka favorizuar ndërkohë që me ligj unë ka disfavorizuar pronarët dhe kam favorizuar sportin”- tha Berisha.

Sipas Ish-kryeministrit, është e turpshme dhe e pacipë që mercenarë të ligjit bëjnë pretenca ndaj reformave të thella. Në një mesazhë drejtuar demokratëve, Berisha tha “ne jemi në luftë”.

‘Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe opozita do qëndrojë me të gjitha mundësitë e saj.’

“E turpshme, e pacipë, mercenarë të ligjit bëjnë pretenca ndaj reformave të thella. Nuk ndodh kurrë kjo. Legjislativi është legjislativ dhe nuk mundet kurrë një gjykatës të shpifë dhe të trillojë në atë mënyrë.

U dëmtua sporti, thotë. Po si u dëmtua sporti, kur në ligj thuhet se terrenet sportive do privatizohen me kusht që pronari t’i destinojë për aktivitet sportiv? Si dëmtohet sporti?

Ndërkohë që ato ishin të pushtuara nga parolaçër e të tjerë, ishin pronarë e pronarëve, qytetarët nuk përfitonin një qindarkë prej tyre.

Ne besuam se ajo ishte rruga për të mbështetur sportin. Dhe pronari nuk e përfitonte nëse nuk garantonte se kjo do përdorej. Pra, nuk është problemi këtu i individit, problemi është aktakuzë e mirëfilltë politike ndaj reformave.

Por PD nuk heq dorë nga asgjë nga programi i saj. Ndjehet i nderuar për çdo vendim, akt dhe ligj që është miratuar në periudhën e qeverisjes së PD dhe aleatëve.

Të gjesh gjykatës që i lejojnë vetes të shpifë dhe manipulojë për ligjet e miratuara në parlament, kjo ndodh vetëm në këtë regjim. Kjo nuk na dekurajon ne, ne mbetemi parti reformash. U them demokratëve se ne jemi në luftë. Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe opozita do qëndrojë me të gjitha mundësitë e saj”- tha Berisha.

Top Channel

Read Entire Article