Deputeti socialist Erion Braçe, në një postim ka treguar rastin e një gruaje, Fatbardha Zenelaj-Dega, pasi kjo e fundit në një intervistë akuzonte rëndë Sali Berishën.
“Pooo, para Fatos Nanos, në burg shkoi një grua-Fatbardha Zenelaj-Dega!
Në Tropojë, si socialiste!
Në Tropojë, Bardha ishte dhe është e vetmja grua e burgosur në 34 vite, nuk ka asnjë grua tjetër.
U arrestua ne oren 24:00, ne shtator 1992, u burgos-as detyrim paraqitje e as arrest shtepie si grua e nene e dy te miturve, hetuesia ju be ne kete gjendje-duke e mbajtur ne burg, gjyqi gjithashtu ju be duke e mbajtur ne burg, prokuror pati nje mekanik te bere jurist vec ne 6 muaj kurs politik;
Gjykata e shpalli të pafajshme dhe ashtu doli nga burgu, duke konfirmuar arrestimin politik.
Fatbardha Zenelaj-Dega u arrestua pas nje serie ngjarjesh te renda ndaj socialisteve ne Tropoje;
Por mbi te gjitha, vetem 50 ditë pasi Partia Socialiste fitoi në zgjedhjet vendore Bashkinë e Tropojës, për herë të parë e veç pak muaj pas zgjedhjeve politike të 22 marsit!
Kuptoni?
Një grua në arrest burgu, politikisht!
Kuptoni?
Jo nje bure ne detyrim paraqitje apo arrest shtepie se eshte i pasur prej korrupaionit masiv!
Diferencë e madhe”, shkruan deputeti socialist.
Top Channel