“Nëna nuk ma fali kurrë që nuk nënshkrova me Real Madridin” – rrëfimi rrënqethës i Javi Martinez

6 months ago 9

Javi Martinez hapi librin për madridizmin e nënës së tij. Mesfushori spanjoll ka dhënë një intervistë për të përditshmen AS, duke zbuluar një detaje shumë interesant.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle, lojtari foli për fanatizmin e nënës së tij për Real Madridin dhe rrëfen se ajo ende nuk e ka falur atë që nuk u bashkua me Merengues kur ai pati mundësinë.

Mesfushori 35-vjeçar luajti për Athletic Bilbao kur u zhvilluan kontaktet, por përfundoi drejt Bayern Munichut.

“I them shpesh nënës sime se ajo është më shumë tifoze e Real Madridit sesa Florentino Perez dhe ajo ende nuk më ka falur që nuk shkova atje kur pata mundësinë ta bëja”, deklaroi fillimisht Martinez.

“Ajo gjithmonë më thotë se do të kishte dashur të më shihte të veshur me të bardha. Kur shkova në Bayern kishte disa kontakte, por propozimi skuadrës gjermane ishte i vendosur dhe ata investuan shumë tek unë”.

“Real Madrid nuk bëri kurrë një propozim zyrtar ”, ka shtuar më tej Javi Martinez.

Aktualisht, mesfushori spanjoll luan në Lindjen e Mesme dhe ka 11 gola dhe dy asistime në 63 ndeshje për Katar SC. /Telegrafi/

Read Entire Article