Nënkryetarja e PD: Deputetët që i vunë flakën, do të udhëtojnë jashtë me shpenzimet e Kuvendit

10 months ago 23

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka treguar se grupi i PD zyrtare do të jetë në Kuvend sot për çështjet prioritare.

Në një lidhje direkte për “Top Talk”, Pampuri tha se deputetët të cilët shkatërruan Kuvendin me flakadanë dhe thyerje karrigesh, janë ata të cilët do të udhëtojnë në SHBA me shpenzimet e Kuvendit.

Parlamenti është shndërruar në një vend ku fluturuan flakadanë dhe karrige, pa asnjë lloj suksesi. Udhëtimet jashtë vendi, janë bashkarish të atyre që këtej hedhin flakadanë këtej udhëtojnë me pagesën e Kuvendit, të caktuar nga një pjesë tjetër e maxhorancës. Këtu tregohet një paradoks shumë i madh. Ata nuk e kuptojnë, por mund tua bëjmë të qartë qytetarëve. Media ka pasur diskutimin si do të shkoj halli i Berishës, halli i qytetarëve ka dalë në plan të tretë. Nuk ka pasur mungesë opozitarizmi nga ne, ne kemi prezantuar amendamente. Kemi folur për çështjet në interes të qytetarëve.. ata që ndezin flakandantë në shërbim të maxhorancës. Betejë thoshte dhe Don Kishoti me luftën me mullinjtë e erës. Do të shkojmë në Kuvend, kemi çështje prioritare, do të ngulim këmbë për komisionet e Reformës Zgjedhore.”

Top Channel

Read Entire Article