“Nëse ata janë të interesuar…”, ylli i Gironës shpreson të sigurojë kalimin tek Real Madridi

6 months ago 4

Real Madridi do të futet në treg për të gjetur një mbrojtës të djathtë në vitet në vazhdim. Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez janë momentalisht dy opsionet e ‘Los Blancos’ në atë pozitë, por duke konsideruar se të dy tashmë kanë mbushur 32 vjet, dhe do iu skadojë kontrata në 2025 dhe 2024 respektivisht, një zgjedhje afatgjatë do të kërkohet nga hierarkia e klubit.

Një opsion i cili mund të jetë në dispozicion të Real Madridit është ylli brazilian, Yan Cuoto.

21-vjeçari po kalon në një sezon fantastik me Gironën, aty ku po luan në formë huazimi nga Manchester City.

Cuoto ka pasur disa herë këtë sezon mundësinë për të impresionuar drejtuesit e klubit madrilen, por mbahet mend paraqitja e tij e dobët në ‘Santiago Bernabeu’ aty ku nuk arriti të dal fitues në duelet me Vinicius Junior.

Gjatë një intervistë për Catalunya Radio, Cuoto nuk e ka fshehur dëshirën që ka për t’u bërë pjesë e Real Madridit në një të ardhme të afërt.

“A është Real Madridi një opsion apo jo? Mirë pra, po po, mendoj kështu, nëse ata janë të interesuar. Nuk do të gënjej këtu”, ka thënë Cuoto.

Mundësitë reale janë që Real Madridi do të vazhdojë me Carvajalin dhe Vazquezin edhe për një sezon tjetër, por Cuoto mund të jetë një objektiv i tyre në 2025.

Kjo veçanërisht për faktin se po përflitet ardhja e Xabi Alonsos, dhe ai ka adoptuar një sistem 3-4-3 tek Bayer Leverkuseni, sistem ky në të cilin Cuoto po shkëlqen tek Girona këtë edicion./Telegrafi/

Read Entire Article