Nesër në orën 18:00 hidhet shorti i Europianit, transmetohet në ekranin e Tv Klan

10 months ago 26
20:34 01/12/2023

Shqipëria mëson nesër kundërshtarët e saj që do të ketë në grup në finalet e Europianit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Shorti do të hidhet Hamburg në orën 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Televizionin Klan.

Televizioni Klan ka fituar gjithashtu të drejtën televizive për të transmetuar ndeshjet e Shqipërisë dhe skuadrave të tjera të rëndësishme që do të marrin pjesë në Europian.

Ndeshjet do të transmetohen pa asnjë pagesë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article