Netanyahu: Të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sulmi

6 months ago 7

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli është i gatshëm të përgjigjet nëse sulmohet. “Ne kemi një parim të thjeshtë, kushdo që na sulmon, ne sulmojmë kundër”, tha Netanyahu gjatë një vizite në flotën e avionëve F15 dhe supozohet se me këtë deklaratë, ai i referohej kërcënimeve të fundit të Jemenit.

“Jemi në periudhë sfiduese. Jemi në mes të një lufte në Gaza që vazhdon me forcë të plotë. Përveç kësaj, ne vazhdojmë përpjekjet tona të pandërprera për të rimarrë pengjet, por po përgatitemi edhe për sfidat që vijnë nga fronte të tjera”, tha Netanyahu. Në sulmin ndaj konsullatës iraniane në Damask më 1 prill, u vra komandanti i Gardës Revolucionare në Siri dhe Liban, Mohammad Reza Zahedi dhe zëvendësi i tij, si dhe pesë oficerë që po i shoqëronin.

Izraeli pretendon se nuk qëndron pas sulmit, ndërsa disa zyrtarë të Teheranit gjithashtu kanë kërcënuar më parë për hakmarrje për sulmin, duke përfshirë liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili tha “ai regjim i keq duhet të dënohet dhe do të ndëshkohet”.

Read Entire Article