Netanyahu zotohet për një luftë të gjatë, i drejtohet familjarëve të pengjeve: Do lëvizim çdo gur për…

10 months ago 18

Lufta e Izraelit në Gaza “do të jetë një luftë e gjatë” dhe është larg përfundimit, tha të hënën kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu, pasi u kthye nga një udhëtim në enklavë.

Kjo vjen një ditë pasi Netanyahu përsëriti angazhimin e Izraelit ndaj përpjekjeve të luftës, duke thënë se ushtria po “intensifikonte” operacionet brenda brezit.

Të paktën  250 njerëz u vranë  dhe 500 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit në qendër të Gazës, tha të hënën ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi. Më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në fillim të tetorit.

Ditën e djeshme familjet e pengjeve e ndërprenë Netanyahun ndërsa ai fliste gjatë një sesioni të posaçëm të parlamentit, duke shprehur kundërshtimin e tyre, kur tha se trupave mund t’u duhet më shumë kohë në Gaza.  Ne besojmë që t’i sjellësh në shtëpi çdo minutë është si ferr”, u shprehën familjarëtKryeministri u shpreh: Do të tundim çdo pemë dhe do të kthejmë përmbys çdo gur për të rikthyer të gjithë të rrëmbyerit. Secili prej tyre është i çmuar.

Gjithashtu dje Irani dhe disa nga përfaqësuesit e tij të armatosur u zotuan të hakmerren kundër Izraelit pas vrasjes së supozuar të një komandanti të lartë të Gardës së Revolucionit Islamik në Siri. Komandanti i IRGC-së Seyyed Razi Mousavi u vra të hënën në një sulm ajror izraelit që synoi një periferi të Damaskut, njoftoi IRNA shtetërore iraniane, duke cituar një deklaratë nga marrëdhëniet publike të IRGC.

Top Channel

Read Entire Article