Newcastle ia shkakton humbjen e parë në kampionat Arsenalit

11 months ago 8

Newcastle ka shënuar fitore ndaj Arsenalit me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 11-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë, me të dy skuadrat që nuk rrezikuan pothuajse në asnjë moment.

Arsenali kërkoi penallti në fillimin e pesës së dytë, por që nuk u akordua, ndërsa Derclan Rice rrezikoi i pari.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 64-të me Anthony Gordon që shënoi për 1-0. Goli për katër minuta u rishikua në VAR për tu pranuar pastaj nga gjyqtari.

🚨🚨| ANTHONY GORDON OPENS THE SCORING, SUBJECT TO VAR CHECK!

Newcastle 1-0 Arsenal.
pic.twitter.com/kPn1fL7VVb

— TTS. (@TransferSector) November 4, 2023

Arsenali tentoi pas goli të pranuar të bëjë më shumë, por që nuk ia arriti.

Neëcastle me këtë fitore ngjitet në vendin e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Arsenali mbetet i treti me 24 pikë. /Telegrafi/ 

Read Entire Article