Newcastle në mëdyshje pas deklaratave të ndryshme të FIFA dhe FICG në lidhje me Tonalin

10 months ago 60
Reklamë

Sandro Tonali është pezulluar me dhjetë muaj si pasojë e përfshirjes në skandalin e basteve që “shpërtheu” në Itali.

Mesfushori vinte baste në platforma ilegale dhe pasi pranoi fajin, mori pezullim për dhjetë muaj.

Por tani në klubin e Newcastle janë të paqartë nëse duhet ta lejojnë italianin të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës apo jo.

FIFA thotë se lojtari nuk mund të stërvitet me anglezët, ndërsa në njoftimin e shpërndarë nga Federata Italiane e Futbollit (FICG) theksohej se mesfushori mund të stërvitej me Newcastle.

Të gjendur para kësaj situate, anglezët kërkojnë sqarime, pasi ata besojnë se Tonali mund të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës edhe pse nuk do të mund të aktivizohet për 10 muaj.

Ai humbur të gjithë pjesën e mbetur të sezonit, për t’u rikthyer vetëm në fillimin e sezonit 2024/2025. /Telegrafi/

Read Entire Article