Neymar drejt Arabisë Saudite

1 year ago 26
Reklamë
20:45 13/08/2023

Al Hilal ka bërë një ofertë tunduese të PSG për sulmuesin brazilian, Mbappe kthehet në stërvitje

Nejmar nuk bën më pjesë në planet e PSG-së dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Arabinë Saudite.

Klubi i AL-Hilal ka bërë një ofertë të lartë, që e ka tunduar yllin brazilian.

Sipas mediave franceze, palët janë në kontakt dhe lojtari është gati ta vazhdojë karrierën në Ligën Profesioniste Saudite.

Nejmar nuk u thirr nga trajneri Luis Enrike për ndeshjen e parë të Lig 1 kundër Lorient dhe nuk ishte as në tribune në ‘Park de Prins’.

Sulmuesi dëshironte rikthimin te Barça, por milionat e ofruara si për të, ashtu edhe për klubin ia kanë tërhequr vëmendjen.

PSG kërkon 150 milion Euro për kartonin e futbollistit, të cilit i përfundon kontrata në verën e 2027.

Ndërsa në Brazil raportojnë se ylli brazilian do të përfitojë 100 milion Euro nga transferimi.

Ndërkohë parisienët duket se kanë gjetur paqen me Kilian Mbappe.

Takimin e parë të sezonit, që u mbyll në barazim pa gola kundër Lorient, francezi e ndoqi nga tribuna. Ndërsa të dielën ai i’u rikthye stërvitjes me ekipin e parë.

Në një njoftim për mediat, klubi sqaroi se “Pas bisedimeve konstruktive mes PSG dhe Kilian Mbappe para ndeshjes me Lorient, futbollisti u riintegrua me formacionin e ekipit të parë.”

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article