Neymar i vjen në ndihmë Dani Alves

9 months ago 22
13:42 10/01/2024

Sulmuesi Brazilian i jep 150 mijë Euro dhe i gjen avokat ish-mbrojtësit, të burgosur në Barcelonë

Neymar e ka ndihmuar Dani Alves duke i ofruar atij asistencë ligjore dhe para, ndërsa ish-futbollisti pret vendimin e gjykatës për akuzat për sulm seksual ndaj një vajze 23-vjeçare.

Ish-mbrojtësi po qëndron në burgun e Barcelonës që nga data 20 Janar 2023, pasi gjykata vendosi që ai të mbyllet në qeli pasi ekziston mundësia e arratisjes, pas denoncimit të bërë nga një vajzë. Dani Alves akuzohet se e kishte sulmuar seksualisht vajzën në tualetin e një klubi nate të njohur në metropolin katalanas.

Përveç kompensimit prej 150 mijë Eurosh që kërkon akuzuesja, prokuroria spanjolle kërkon një dënim prej 12 vitesh për lojtarin.

Sipas Marca-s, Dani Alvesh kontaktoi Neymar dhe i kërkoi ndihmë. I ati i futbollistit i transferoi 150 mijë Euro, të cilat u përdorën për pagesën e një penaliteti në gjykatë, që do të ndihmojë në uljen e një dënimi të mundshëm.

Gjithashtu, për ta mbrojtur u caktua një nga avokatët e Neymar, si edhe u hoq nga menaxhimi i aseteve të brazilianit, ish-gruaja e tij Dinorah Santana.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article