Neymar një hap larg Al Hilal

1 year ago 23
Reklamë
22:35 14/08/2023

Braziliani pranon ofertën e bërë nga klubi saudit, PSG do të përfitojë 90 mln Euro

Nuk ka kthim në Barcelonë për Nejmar, me brazilianin tashmë jashtë projektit të PSG-së. Sulmuesi ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij në Ligën Profesioniste Arabe, duke i thënë “po” ofertës faraonike të Al-Hilal, raporton francezja L’Equipe. 31-vjeçari do të përfitojë 160 milionë Euro për 2 sezone.

Nejmar nuk u thirr nga trajneri Luis Enrike për ndeshjen e parë të Lig 1 kundër Lorient dhe nuk ishte as në tribunë në ‘Park de Prins’. Sulmuesi dëshironte rikthimin te Barça, por milionat e ofruara si për të, ashtu edhe për klubin ia kanë tërhequr vëmendjen.

PSG shpreson të përfitojë 80 mln Euro nga shitja e tij, me kontratën që i përfundon në verën e 2027. Braziliani do të largohet nga “Park de Prins” pas 6 sezonesh. Ai ka qenë jashtë fushe që nga muaji Mars si pasojë e një dëmtimi, ndërsa ka shfrytëzuar kohën për t’u rekuperuar. Në total, ai ka shënuar 118 gola për PSG në 173 takime. Klubi parsisien e bleu atë nga Barça pë shumën rekord të 222 milionë Eurove.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article