Neymar zyrtarisht te Al Hilal

1 year ago 27
Reklamë
23:51 16/08/2023

Ylli brazilian firmosi me klubin saudit, PSG do të përfitojë 100 mln Euro nga shitja

Neymar Jr është transferuar zyrtarisht te skuadra e Al Hilal.  Braziliani është ylli i radhës që transferohet në Ligën Profesioniste Arabe.

Ai do të përfitojë një pagesë prej 150 milionë eurosh në një sezon, ndërsa do të jetë pjesë e Al Hilal deri në verën e 2025.

Klubi saudit do t’i paguajë PSG për kartonin e 31-vjeçarin 100 mln euro.

“Jam këtu në Arabinë Saudite! Unë jam Hilali!” ishin fjalët përshëndetëse të Neymar për tifozerinë arabe.

Braziliani bëhet një nga futbollistët më të paguar në Arabi. Përveç pagesës vjetore, ai do të përfitojë edhe bonuse për çdo fitore të ekipit, e gjithashtu klubi do t’i mundësojë një aeoplan privat për udhtimet anembanë botës.

Neymar largohet nga klubi parisien pas 6 vitesh, ndërsa u ble nga Barcelona për shifrën rekord të 222 milionë euro.

Ai shënoi 118 gola në 173 paraqitje për francezët dhe fitoi pesë tituj kampionë.

Tek Al Hilal gjatë meraktos së verës u transferuan edhe mbrojtësi Kalidu Kulibali dhe mesfushori Sergej Milinkovic-Savic.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article