Nga “barku bosh” dhe jetesa në konvikt te Real Madridi, ish-trajneri kuqezi rrëfen kthesat e karrierës

21 hours ago 41

Ish-trajneri i kombëtares sonë kuqezi, Christian Panucci, ka bërë një rrëfim të ndjerë për fillimet e tij në futboll, vështirësitë e shumta ekonomike, jetesën me qera dhe pastaj në konvikt. Pengesa para të cilave nuk u dorëzua, por punoi fort dhe arriti majat, deri në fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin. Për të gjitha këto, ai është krenar: “Nuk jam penduar për asgjë në karrierën time, në fund të fundit jam ende i vetmi italian që ka fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin. E fillova futbollin para shtëpisë sime, sepse mami dhe babi nuk ia dilnin dot ta përballonin financiarisht fundin e muajit. Madje, grindeshin shumë për këtë situatë pamundësie financiare.

Në atë kohë nuk shkoja më në shkollë, jetoja 40 km nga vendi ku stërvitesha, por ekipi besoi tek unë dhe më mori të jetoja në konvikt. Pasdite punoja si shitës në një karburant, paguhesha 50 mijë lira në javë. Aty mësova shumë gjëra, duke përfshirë respektin për paratë. Jam përpjekur të mos harroj kurrë se nga kam ardhur.
Ndoqa moton që Ariedo Braida ma mësoi në Milano: Punë dhe vetëm punë. Tullë-tullë bëhet muri dhe kalaja. Me rrogën e parë si profesionsit i bleva familjes sime një shtëpi.
Jetonin me qera, 50 metra larg. Lotët e babait para zyrës së noterit, kur u bë pronar i shtëpisë, janë kujtimi më i bukur që kam”.

Read Entire Article