Nga dhuna në familje te aksidentet rrugore, Policia arreston dhe ndjek penalisht disa persona

2 months ago 4

Policia e Korçës ka arrestuar dhe ndjekur penalisht disa persona për vepra të ndryshme penale apo shkelje të rregullave të qarkullit rrugor.

Policia njoftoi se arrestoi në flagrancë shtetasin A. N., 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë është arrestuar 39-vjeçarja E.B, e cila në drejtimin e një automjeti u përfshi në një aksidet një ditë më parë, ku mbetën të plagosur në fshatin Udënisht, 3 shtetas. Policia tha se nga Sektori i Policisë Rrugore u arrestuar në flagrancë drejtuesja e njërit prej automjeteve të përfshirë në aksident, shtetasja E. B., 39 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, kjo strukturë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen D. L., 19 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article