Pamjet që shihni tregojnë kreun e SPAK, Altin Dumani, kryeprokurorin Olsian Çela, si dhe përfaqësuesin e ILD-së, KLGJ-së dhe KLP-së, që do të raportojnë në Kuvend. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, përfaqësuesit e këtyre institucioneve ndodhen në pjesën e lozhave të Kuvendit.
Sot pritet të shqyrtohet raporti i veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2023. Raporti i veprimtarisë vjetore të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2023.
Raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për vitin 2023. Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2023. Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2023.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb