Nga fikja e dritave te protesta, çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë dhe pse u kthye në arenë ‘beteje’

1 year ago 15

Salla e seancave plenare këtë të enjte u shndërrua në arenën e protestës së PD sidomos të deputetëve që mbështesin Sali Berishën. Demokratët kishin një strategji të qartë. Një orë para nisjes së punimeve të seancës ata mbërritën në Kuvend.

Menjëherë zunë vendin ku ulet kryetarja e Kuvendit, karriget e ministrave, dhe hoqën kartat nga ulëset e deputetëve, me qëllim pengimin e zhvillimit normal të seancës plenare. Përmes transmetimit live në rrjetin social Facebook, Sali Berisha dha mesazhin se ky ishte vetëm fillimi i betejës.

Deputetët socialistë mbërritën në Kuvend, por në kushtet e kaosit ishte i pamundur zhvillimi i seancës. Për opozitën, Kuvendi me vendime politike kërkon asgjesimin e të drejtave të opozitës.

Me të dalë deputetët e maxhoranës, administrata e Kuvendit shkëputi ndriçimin në sallën e seancave, por opozitarët vijuan të qëndronin në errësirë, me fjalime e këngë patriotike. Për opozitën kjo është nisja e rezistencës ndaj mazhorancës që i refuzon sipas tyre çdo të drejtë kushtetuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article