Nga Kuvendi, debati vijon edhe në Komisionin e Ligjeve

1 year ago 9

Ashtu sikurse në seancën e djeshme në Kuvend, edhe sot nisi me debate dhe përplasje Komisioni për Çështjet Ligjore.

Deputeti Sajmir Korreshi kërkoi fjalën duke akuzuar se është shkelur rregullorja lidhur me përjashtimin e deputetëve.

Fjala e tij u ndërpre nga kryetarja e komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka dhe debati agravoi edhe me deputetë të tjerë që kërkuan fjalën, derisa u ndërpre mbledhja.

Pjesë nga debati:

Korreshi: Keni hequr 10 dite pune pas takimit të thirrur. Unë anëtar njoftohem 12 minuta përpara. A jemi një m*t komisioni ligjesh apo çfarë jemi

Klotilda Bushka: Ta ndërpres fjalën se nuk është procedurë. Ndërpritet fjala. Hajde ne komisionin e Etikës ngriji shqetësimet që ke. Këtë revanshin e ulërimës, ndërprerjes, gjuhës së urrejtjes përdoreni atje ku ju ecën, jo në Kuvendin e Shqipërisë.

Gazment Bardhi: Përjashtuat 23 deputetë

Bushka: Mendova se do të kërkonit falje për sjelljet e dhunës që nëj koleg deputet koleg deputetin kole.fundi I parlamentarizmit. Mendova se do të kërkonit falje. Do të distancoheshit nga aktet e dhunës, por jo këtë. Me dhunën dhe me këtë gjuhë tuajën.

Nallbati: Më jep fjalën. O ti zonjë më jep fjalën se fole për mua

Bushka: Nëse doni fjalën, kërkoni falje. Keni prekur fundin.

Top Channel

Read Entire Article