Nga largimi i të ftohtit siberian te reshjet e shiut, sinoptikania Lajda Porja zbulon se si parashikohet moti në ditët në vijim

10 months ago 23

Balkanweb app Get it on Google Play

Sinoptikania Lajda Porja, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 ka zbuluar se si do të paraqitet situata meteorologjike në vend gjatë ditëve në vijim.

Porja zbuloi se sot në mbrëmje do të ketë një largim gradual të të ftohtit siberian duke bërë që mëngjesi i nesërm të jetë i ndryshëm nga sot.

Ajo shtoi se pritet që gjatë mbrëmjes së sotme të nisin reshjet e shiut në ultësirën perëndimore, ndërsa reshjet e dëborës do të vijojnë në juglindje të vendit.

Sakaq, në ditët në vijim reshjet e shiut do të nisin fillimisht në veri dhe më pas në të gjithë territorin.

“Sonte në mbrëmje do të ketë një largim gradual të të ftohtit siberian duke bërë që mëngjesi i nesërm të jetë i ndryshëm nga sot. Qyteti më i ftohtë sot ishte Korça me -6 gradë, ndërsa sot në mbrëmje pritet të nisin reshjet. Gjatë natës do të ketë reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në juglindje të vendit.
“Reshjet do të jenë me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit, ndërsa priten rrebeshe përgjatë ditës”, u shpreh ajo.

Reshjet do të nisin në veri fillimisht dhe do të përfshijnë më pas gjithë territorin. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit, ndërsa priten rrebeshe përgjatë ditës.
Data 28 nëntor do të jetë e paqëndrueshme ku do ketë dobësim të reshjeve në orët e mbrëmjes. Zonat malore do të mbeten në temperaturat -1 dhe -2. Të shtunën do të ketë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit duke sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article