Parlamenti do të rikthehet në seancave plenare me 15 Janar.
Kësaj seance i ka paraprirë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku është miratuar Kalendari e programi, plani masave për integrimin, kalendari vjetor i raportimeve që bëhet çdo vit në janar.
Në kalendarin e punimeve gjatë muajit janar janë parashikuar diskutimi në komisionet parlamentare të ndryshimeve në Kodin Penal.
Një tjetër projektligj është ai për ndryshimin e pagave të gjyqtarëve kushtetues që kërkon 84 vota.
Qeveria synon që në seancën e 1 Shkurtit të kalojë për diskutim dhe miratim në parlament ndryshimet në ligjin e lojërave të fatit.
Ndërsa amnistia nga e cila do të përfitojnë 600 të burgosur është vendosur në kalendar por pa një datë të përcaktuar pasi kërkon 84 vota të cilat PS nuk i ka.
Flutura Açka e mandatuar nga Lulzim Basha për të kryesuar grupin parlamentar të PD tha se nuk kishte marrë ftesë për të marrë pjesë në konferencën e kryetarëve.
Kuvendi e hodhi poshtë këtë pretendim duke i dërguar mediave e-mailin e dërgimit të njoftimit.
Pjesëmarrjen në këtë mbledhje Jorida Tabaku e lidhi më rëndësinë që ka për parlamentin integrimin europian.
“Parlamenti nuk ka normalitet. Kisha shpresuar që procesin e integrimit ta shfrytëzonin për të dalë nga ngërçi aktual” deklaroi ajo.
Ndërsa Gazment Bardhi nuk mori pjesë.
Top Channel