Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani po prezanton në Kuvend raportin vjetor.
Ai ka renditur disa nga problematikat e SPAK dhe BKH.
“Masa arrest me burg 29 përlind të totalit. Numri total i të paraburgosurve nga SPSK zë vetëm 8.5 përqind nga numri i përgjithshëm.
Shqetësimet tona:
Mungesa e përcaktimit ligjor të statusin të prokurorit pas përfundimit të mandatit,
Mungesa e këshilltarëve ligjor
Adresimi i ngarkesës së shtuar sipas pikës 8 neni 178/ b të Kushtetutës ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e papërfunduara të vlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencave të komisionerëve publikë.
Mungese referimeve nga insitucioneve publike
Shtimi i hetuesve të BKH
Numri i konsiderueshëm i hetimeve të mbartura,
Mungesa e kompetencave për shqyrtimin e kërkesave nga institucionet e huaja
Mungesa e kompetencave vendore e gjykatave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazë hetimi për subjektet e posaçme”, u shpreh ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb