Nga vendosja e drynave në portë te kërcënimi i pronarit të klubit me vdekje – ndeshja Hamburg-Hannover u ndërpre për 30 minuta shkaku i incidenteve

8 months ago 12

Hannover ka mposhtur Hamburgun me rezultat 4-3 në udhëtim në xhiron e 21-të Bundesliga 2. Përpos shtatë golave, ndeshja u karakterizua nga incidentet.

Tifozët vendas pushtuan fushën dhe vendosën gjashtë dry në portë në shenjë proteste kundër planeve të investitorëve për të hyrë në futbollin gjerman, kështu që sigurimi në Volksparkstadion iu desh t’i priste ato para pjesës së dytë.

Në pjesën e dytë, gjyqtari kryesor Soren Storks u desh të ndalonte ndeshjen sepse në tribunë u shfaq një banderolë kërcënuese me kokën e shefit ekzekutiv të Hannoverit, Martin Kind, i cili u veçua nga tifozët mysafirë.

Futbollistët e Hanoverit, trajneri Stefan Leitel dhe drejtori sportiv Marcus Mann shkuan në tribunën e mysafirëve dhe biseduan me tifozët.

HAMBURG-HANNOVER MATCH DELAYED after visiting H96 fans displayed banner that depicted chairman Martin Kind in crosshairs, and also placed locks on one of the goals. Hannover fans—as well as others in Germany—are protesting private equity investment in Bundesliga 1 & 2. pic.twitter.com/BISlgZCyzx

— Men in Blazers (@MenInBlazers) February 9, 2024

Tifozët e Hannoverit nuk duan investitorë në futbollin gjerman

Ata u përpoqën t’i bindnin të hiqnin pankartën, por nuk e bënë këtë. Gjyqtari më pas i dërgoi të dyja skuadrat në dhomën e zhveshjes në minutën e 59-të, pas së cilës u hoq banderola dhe ndeshja rifilloi pas një pushimi të gjatë 30-minutësh.

Përveç kësaj, ultrasit e Hanoverit kishin mesazhe në pankarta kundër drejtuesve të ligës gjermane sepse nuk duan që kapitali investues të hyjë në futboll, por pronarët e klubeve të mbeten tifozë.

Protests against DFL's intestor plans!

HSV vs Hannover 96. Full story on our web site.#hsv #hamburg #hannover96 pic.twitter.com/V1e9ZBGVu6

— Ultras-Tifo (@UltrasTifo) February 9, 2024

Bild: Ky është një kërcënim i qartë me vdekje dhe duhet trajtuar si i tillë ligjërisht

Gazetari i Bild, Walter Straten, ka shkruar një koment me titull “Kërcënim i qartë për vrasje” pas protestave të tifozëve në ndeshjen HSV – Hannover.

Straten e përshkroi banderolën si të neveritshme dhe shtoi se nuk ishte “një protestë kundër investitorëve të këqij”.

“Kjo nuk ka më asnjë lidhje me lirinë e shprehjes. Kjo shkon përtej veprimeve si hedhja e topave të tenisit ose vendosja e drynave në shtyllat e portës. Ky është një kërcënim i qartë me vdekje dhe duhet të trajtohet si i tillë ligjërisht”, ka shkruar Straten. /Telegrafi/

Read Entire Article