Ngacmonte seksualisht me mesazhe nxënëset e tij, bashkëshortja e mësuesit korçar: Ishte i alkoolizuar, nuk është i tillë

2 hours ago 22

Bledar Duro, mësuesi 41-vjeçari vizatimit në shkollës “Sotir Gurra” në Korçë do të njihet sot me masën e sigurisë në Gjykatën e Korçës pasi akuzohet për ngacmimin seksual të dy nxënëseve të tij.

Gazetarja Lorena Kodra ka arritur të komunikojë në ambientet e gjykatës me bashkëshorten e tij. Gruaja e ka justifikuar burrin e saj duke thënë se është i alkoolizuar dhe veprimet mund t’i ketë kryer nën efektin e alkoolit.

Sipas saj, 41-vjeçari është trajtuar disa herë në spital për varësinë ndaj alkoolit dhe gjykata duhet ta marrë parasysh këtë gjë, pasi siç tha ajo burri i saj nuk njihej për veprime të tilla në Korçë.

Ngacmimi i 14-vjeçareve ka ndodhur në harkun kohor të një muaji. Kanë qenë të miturat, të cilat së bashku me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar ngjarjen. Si provë, dy nxënëset kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet që u ka dërguar mësuesi në aplikacionin WhatsApp.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article