Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për mediat.
Vokshi: Nuk kanë dhënë përgjigje për provat që i kemi kërkuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi bëjnë ping pong me njëri tjetrin.
Fondi edhe pse është paguesi ka kontratën e paguesit, thonë nuk kam dokumentacion dhe kontratë, si bëhen pagesat?
Na thotë adresohuni tek Ministria e Shendetësisë, e cila konsideron përgjigjen e Fondit si përgjigje.
Janë dhjetra shkresa për të cilat nuk është dhënë asnjë informcaion.
Nëse do të refuzojnë të kthejnë përgjigje, kjo do të përbëjë një shpërdorim detyre dhe nga ana e Komisionit dhe deputetëve do të ndërmerren masa për këdo që pengon punën, përfshirë kallëzime penale.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb