Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen Zim Zenel të qytetit të Krujës.
45-vjeçari Arjan Alushi (Balla) ka gjetur vdekjen duke tentuar të hante fiq në një pemë në lagjen e tij.
45-vjecari ka hipur në pemën e fiqve, por ka gjetur vdekjen nga korrenti, i cili kishte elektrizuar pemën.
Sipas burimeve, shkak i elektrizimit të pemës janë kabujt e firmave private të internetit, të cilat ndërhyjnë pa asnjë norme e pa asnjë kriter në rrjetin e shpërndarjes të OSHEE.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb