Nico Williams thyen heshtjen dhe flet për thirrjet raciste në Wanda Metropolitano ndaj tij

5 months ago 6

Atletico Madrid triumfoi me rezultat 3-1 ndaj Athletic Bilbao, megjithatë rezultati mbeti në hije nga skandali që ndodhi në Wanda Metropolitano.

Gjatë ndeshjes pati edhe polemika ku tifozët vendas bën thirrje raciste kundrejt sulmuesit spanjoll të Bilbaos, Nico Williams.

21-vjeçari i shënoi Atleticos në pjesën e parë dhe kjo solli reagimin e tifozëve.

Pas ndeshjes, Nico Williams që për më tepër është pjesë e kombëtares së Spanjës, theksoi se racizmi është i papranueshëm ndërsa shtoi se dëgjoi njerëz të imitonin gjestet e majmunit.

“Nuk është aspak normale të abuzohesh për shkak të ngjyrës së lëkurës. E di shumë se kudo ka njerëz injorantë, por ka ardhur koha që diçka të ndryshojë”.

“Më vjen mirë që lojtarët e Atletico Madrid më mbështetën, ata e kuptojnë situatën. Është e papranueshme që nga tribunat dëgjoja njerëz që imitonin gjestet e majmumit, pashë dhe dëgjova tre njerëz konkretë që e bënë këtë”, tha Nico Williams.

Nuk është hera e parë që përdoren thirrje raciste në La Liga, pasi pre e këtyre thirrjeve në disa raste ka qenë edhe ylli i Real Madridit, Vinicius Jr. /Telegrafi/ 

Read Entire Article