Nicolas Jackson kompletoi het-trikun e parë me fanellën e Chelseat ndaj Tottenhamit dhe festoi si Cristiano Ronaldo

11 months ago 36

Chelsea ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Tottenhamit në atë që njihet ndryshe si derbi i Londrës.

Ndonëse ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi përmes Kulusevskit që shënoi në minutën e gjashtë, Chelsea arriti që në vazhdim të rikthej rezultatin kjo edhe për faktin se Spurs luajtën pjesën më të madhe të lojës me dy lojtar më pak në fushë.

Fillimisht ishte Christian Romero ai që bëri një ndërhyrje të rrezikshme në Enzo Fernandez në minutën e 33-të dhe pas rishikimit nga VAR-i gjyqtari e përjashtoi nga loja.

Në pjesën e dytë prurja e re Destiny Udogie doli nga fusha në minutën e 55-të pas dy kartonëve të verdhë.

Kjo bëri që Chelsea të rikthehej në rezultat, fillimisht duke barazuar me Cole Palmer në minutën e 39-të nga penalltia dhe më pas het-triku i shënuar nga Nicolas Jackson.

Senegalezi shënoi në minutën e 75-të, 94-të dhe 97-të respektivisht dhe pas golit të fundit vendosi që të bëjë festimin ikonik të Cristiano Ronaldos.

Chelsea’s Nicolas Jackson does Cristiano’s Siuuu celebration after scoring his 3rd goal against Tottenham 😮‍💨🔥🔥pic.twitter.com/YtunqL7AJp

— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) November 6, 2023

23-vjeçari tani ka kapur shifrën e pesë golave të shënuar në Ligën Premier, teksa synon që këtë formë ta vazhdojë edhe në ndeshjet e radhës./Telegrafi/

Read Entire Article