Nigeria mendoi se preku finalen, por VAR kishte plane të tjera – anulohet goli, akordohet penallti në anën tjetër të fushës

8 months ago 15

Një moment interesant ndodhi në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Afrikës mes Nigerisë dhe Afrikës së Jugut, ky Nigeria ishte afër të kalonte në finale, por që VAR kishte plane tjera.

Nigerianët ishin duke udhëhequr me rezultat 1-0 në një gol të shënuar në mesin e pjesës së dytë nga Troost-Ekong nga pika e bardhë.

Në minutën e 85-të, sulmuesi i njohur Victor Osimhen, shënoi për 2-0 për nigerianët që nisën festën e kualifikimit në finale.

85' Osimhen makes it 2-0 against South Africa

87' VAR overturns the goal and gives a penalty to South Africa

90' Mokoena converts the penalty to make it 1-1

AFCON, THAT'S THE TWEET!! pic.twitter.com/QMysPqjvwZ

— Troll Football (@TrollFootball) February 7, 2024

Por VAR-i kishte plane të tjera dhe gjyqtari kryesor u ftuar për një rishikim të një rasti para se të shënohej goli i Nigerisë.

🚨| GOAL: OSIMHEN DOUBLES THE LEAD!!!

Nigeria 2-0 South Africa pic.twitter.com/nLYBYlMs0E

— Qasid Kamal pasha(قصيد كمال باشا) (@Qasidpasha) February 7, 2024

Aty vërehej një faul në zonë të Nigerisë, ku gjyqtar egjiptian Amin Omar, vendosi  të akordojë penallti për Afrikën e Jugut.

Festa nga njëra anë kaloi në anën tjetër, ku kësaj radhe jug-afrikanët kishin rastin për të shënuar dhe nga pika e bardhë nuk gaboi Teboho Mokoena që shënoi për 1-1.

From Osimhen’s goal being disallowed to Teboho Mokoena scoring an equalizer for Bafana Bafana

Quick Twist of Events

Nigeria 1-1 South Africa#NGARSA#AFCON2023 pic.twitter.com/ACii09GrwL

— New Sheriff⚓ (@NewsheriffUtd) February 7, 2024

Ndeshja shkoi në vazhdime ku në 30 minuta ose në penallti dihet finalisti. /Telegrafi/

Read Entire Article