GJKKO ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit me burg përjetë, Nikolin Topalli, i cili ndodhet në regjimin ‘41 bis’ në burgun e Peqinit.
Topalli ka kërkuar largimin nga ky regjim, ndërkohë që kërkesa e tij është rrëzuar. Ky i fundit po vuan dënimin përjetë pasi në vitin në 2001 për motive pronësie ka vrarë Çesk Ndrekën dhe i ka plagosur vëllanë e viktimës. Topalli akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje në rrethana cilësuese; Armëmbajtje pa leje”.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Nikolin Topalli më datë 16.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën
me objekt: Anullimin e urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 284 datë 09.05.2024, “Për
vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë
të të burgosurit Nikolin Topalli”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet
112 dhe 471 e vijues të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 17 të Ligjit nr. 81/2020,
datë 25.06.2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të
paraburgosurve”, me vendimin Nr. 295, datë 18.07.2024, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të dënuarit) Nikolin Topalli.
2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke
filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 18.07.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb