Nikolla mesazh: Së shpejti, Kuvendi shqyrton paketën ligjore për plotësimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave

10 months ago 20

Balkanweb app Get it on Google Play

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolli, thotë se së shpejti Kuvendi të shqyrtojë nismën e re ligjore.

“Sot është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe dita e parë e 16 ditëve të aktivizmit kushtuar kësaj çështjeje jetike për nënat, gratë, motrat dhe vajzat.

Në këtë ditë, përsëris thirrjen time për më shumë vëmendje dhe investim politik, ekonomik, shoqëror, ligjor dhe institucional për të luftuar në rrënjë dhe eliminuar shkaqet që prodhojnë, nxisin dhe tolerojnë dhunën ndaj grave e vajzave.

Kuvendi, qeveria, institucionet dhe komunitetet duhet të punojmë më shumë dhe të rrisim aksesin në burimet e shoqërisë, ekonomi, zhvillim, arsim, shërbimin shëndetësor, shërbimet e tjera publike e humane, të ngushtojmë pabarazinë dhe të mbështesim angazhimin më të madh të grave e vajzave në vendimarrjet e shoqërisë.

Së shpejti, Kuvendi do të shqyrtojë paketën e ndryshimeve ligjore, që me nismën time si deputete, kam hartuar e depozituar, për përmirësimin dhe plotësimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave.”, shkruan Nikolla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article