Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, prezent 245 anëtarë, ndryshohet rendi i ditës

1 year ago 23
Reklamë

FILLON MBLEDHJA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD, PREZENT 245 ANËTARË, NDRYSHOHET RENDI I DITËS

Fillon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, arrihet kuorumi për zhvillimin e mbledhjes. Prezent në mbledhje 245 anëtarë. Në mungesë të Kryetarit të Këshillit, ngrihet komisioni drejtues i punimeve që drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Këshilli Kombëtar vendos ndryshimin e rendit të Ditës:
1. Diskutime dhe vendimmarrje për zbatimin e nenit 46, pika 4 të Statutit të PD.
2. Diskutime, qëndrime dhe vendimmarrje mbi situatën e krijuar në Partinë Demokratike, veçanërisht pas zgjedhjeve të 14 Maj 2023.

Top Channel

Read Entire Article