Në Sheshin Minatori të qytetit të Memaliajt ka startuar festivali “Memaliaj na thërret”, i cili do të zgjasë për pesë netë.
Gjatë dy netëve të para, 24 grupe konkurruese nga trevat e jugut dhe veriut do të performojnë, ku pritet të dominojë kënga labe.
Drejtuesi artistik i festivalit, Viktor Aliu, theksoi se ky është një nga evenimentet më të rëndësishme që organizohet për herë të parë në Memaliaj, ku krijimtaria artistike e grupeve do të gjykohet nga një juri profesioniste.
Festivali pritet të tërheqë një numër të madh vizitorësh dhe dashamirësish të kulturës popullore.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb