Nis protesta e opozitës, Luçiano Boçi: Sot jemi të bashkuar si një zë i vetëm, luftojmë me pasionin e Sali Berishës dhe forcën e rinisë

8 months ago 8

Luçiano Boçi: Ajo që na ka sjellë nuk është vetëm historia dhe lavdia e rrëzimit të Hoxhës, ajo që na ka sjellë këtu është e sotmja, është ulërima e qytetarit për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Ai që na thirru në këtë protestë, grushti i mbledhur i intelektualit, zemërimi i biznesit që i ngushtohet laku në fyt. Revolta e të rinjve, fermerit që vajton produktin, ofshama e pensionisti, drama e shqiptarit. Siç e shihni, sot ne vijmë të bashkuar si një zër i vetëm kundër pushtetit të Edi Rmës. Diktakturat nuk mund të lulëzojnë nëse jemi të bashkuar. Duhet të vazhdojmë të mos gjunjëzohemi. Pushteti i korruptuar i Edi Ramës mbështetet mbi frikën, ato mposhten me guximin tonë. Këto godinat që kemi këtu nuk janë godinat tuaja, janë strofkulla hienash të narkopolitikës ku thuren intriga, merren vendime për penalizimin dhe dënimin e opozitës. Vende ku bëhen pazaret e pista të qeverisë. Në këto godina është vrarë e ardhmja dhe është burgosur shpresa e shqiptarëve. Janë të lyera me turp, me korrupsion, me krim. E tillë është kjo qeverisje. Ai që është larguar si gjithmon, na takon ne ti shembim ato porta, ti hapim ato dyer. I korruptuar do gjendet pas hekurave, vetëm kështu ne bëjmë drejtësi, e marrin në dorë njerëzit fatin. Duhet të vazhdojmë betejën që nuk është e lehtë. Ne nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë luftën tonë se jemi të frymëzuar nga njerëzit, sot me ne janë qytetarët shqiptarë. Në vitet 90 studentët kishin ëndërr amerikane dhe përmbysën diktaturën ne Evropë, sot kemi një besim të madh dhe me forcën e këtij besimi do marrim zvarrë ngrehinën e korrupsionit. Unë e di shumë mirë, lufta jonë është e vështirë, kërkon angazhim por është lufta më e madhe në idealet e saj dhe ju ftoj ta luftojmë luftën tonë me pasionin e Sali Berishës, me forcën e rinisë, me mendjen e shëndoshë të qytetarit dhe të jeni të bindur që do ta fitojmë.

Lajmi në përditësim….

Top Channel

Read Entire Article