Një grua qëndron pas rrëmbimit të babait të yllit të Liverpoolit

11 months ago 6

Një guerrile e njohur si Patricia është mësuar se është rrëmbyesja kryesore e babait të yllit të Liverpoolit, Luis Diaz, zhdukja e të cilit është bërë kryefjalë në Kolumbi prej ditësh.

Futbollisti i Liverpoolit, Luis Diaz u përball me një fatkeqësi të vërtetë të shtunën e kaluar, kur rrëmbyesit e armatosur sulmuan dhe rrëmbyen prindërit e tij.

Nëna u lirua po atë natë, por asnjë gjurmë e babait nuk u gjet pasi një grup guerilësh e dërguan drejt kufirit kolumbian me Venezuelën.

Shtatë ditë më vonë ende nuk dihet shumë dhe babai Luis Diaz është kryefjala e mediave kolumbiane.

Autoritetet kanë caktuar një shpërblim të madh monetar për informacione të sakta që do të çonte në lirimin e babait të futbollistit.

Tani media kolumbiane më në fund ka publikuar disa të dhëna. Gjegjësisht, një grua e identifikuar si Patricia është organizatore e operacionit në të cilin u rrëmbye Diaz.

Shtypi kolumbian raporton se i ashtuquajturi Fronti i Luftës së Veriut (ELN) kreu rrëmbimin dhe se drejtohet nga një grua e quajtur Patricia, e cila ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës së saj në luftë me qeverinë kolumbiane.

Ajo u identifikua si drejtuesja e një prej njësive rajonale të grupit rebel të majtë që mori përgjegjësinë për rrëmbimin e Diaz. Gjithashtu, mediat dolën me emrin e Mateos, i cili besohet se mban peng Diaz me urdhër të Patricias.

ELN është shpallur organizatë terroriste nga qeveria amerikane dhe Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

Read Entire Article